array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Ramiz Lladrovci Sërish e Mban Fjalën

Deklarata

Ramiz Lladrovci: ‘Me të marrë mandatin në vitin 2016 i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do ta vazhdoj këtë standard.’

Ramiz Lladrovci

Vlerësimi

E vërtetë

Në fillimin e mandatit të tij të dytë si Kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive. Lladrovci kishte mbajtur premtimin e tij edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016, kur me të marrë mandatin kishte emëruar 5 drejtoresha.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Drenasit, për të dytën herë, e ka mbajtur premtimin e tij për emërimin e grave drejtoresha në qeverisjen komunale.

Ai ishte kryetar i parë i një komune që pozitat e drejtorëve i ka ndarë në mënyrë të barabartë në mes të dy gjinive, në mandatin e shkurt që e nisi në vitin 2016.

Lladrovci ka thënë se do të mbajë standardin e njëjtë, pra që gjysma e drejtorive të udhëhiqen nga gratë.

“Në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2016-ës kam premtu emërimin e 3-4 drejtoreshave, ndërsa me të marr mandatin i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do të vazhdojë këtë standardë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka premtuar se 12 shkolla do të udhëhiqen nga gratë në mandatin e tij të dytë.

“Në arsim i kam gjetur vetëm 2 drejtoresha në krye të institucioneve arsimore, ndërsa tash i kam bërë 8 e së shpejti do të bëhet 12 drejtoresha në arsim”, ka thënë Lladrovci.

Në fillimin e mandatit të tij të dytë si Kryetar i Drenasit, Lladrovci serish e ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’ të mbajtur gjatë muajit shtator 2017.

Lladrovci, në debatin për zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishte premtuar se do t’i emërojë 5 gra drejtoresha, gjegjësisht gjysmën e drejtorive do ta udhëheqin gratë.

Këtë premtim ai e ka mbajtur. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

“Është kompletuar emërimi i drejtorive dhe 5 prej tyre janë femra, ku gjithsej ka 10 drejtori Komuna e Drenasit”, tha Dobra.

Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore