array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Limaj nuk ka thënë se i ka vjedhë 40 milionë euro 

Deklarata

O njerez.  Une kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka thënë “i kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap” si pretendohet në këtë postim të bërë në Facebook. Endrit Shala, sekretar për marrdhënie me jashtë në partinë Nisma Socialdemokrate, ka thënë se Limaj nuk e ka thënë një deklarim të tillë dhe se i njëjti është shpallur i pafajshëm në gjitha aktakuzat e ngritura ndaj tij për veprimtarinë e tij në luftë dhe pas saj, si ministër.

Artikulli

Më 29.06.2024 një profil Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi të kryetarit të Partisë Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, me mbishkrim: “O njerez.  Une kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap”.

Krypometër ka kërkuar në internet, por nuk është hasur një deklarim i tillë nga Limaj. 

Për të verifikuar këtë deklarim, Krypometër ka kontaktuar me Endrit Shalën, sekretarin për marrëdhënie me jashtë të partisë Nisma Socialdemokrate. 

Ai ka thënë se postimi është i rremë, pasi Limaj asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë. 

“Një deklaratë e tillë, një shkrim i tillë është i pavertetë. Është gënjeshtër. Dhe dua të shtoj se edhe ju dhe i gjithë opinoni e dinë që Kryetari Limaj dhe në proceset me të cilat është përballë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare ka dalë i pafajshëm dhe i pastër si loti, për të gjitha dyshimet! Është nga politikanet e vetëm që ka veting në drejtësi për gjithë fushëveprimtarinë e vet, si në luftë dhe pas luftes”- ka thënë Shala.

Fatmir Limaj ka qenë ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 – 2010.

Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Fatmir Limaj nuk ka arritur të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2021. Në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen më së largu në fillimt të vitit të ardhshëm, Partia Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të garojë në listë të përbashkët me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).