array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Lajmi i rremë se kirurgu kosovar shëron diabetin për një ditë 

Deklarata

Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burimin zyrtar se Dr. Morina nuk ka dhënë një deklaratë të tillë dhe trajtimi i sheqerit nga ana e tij nuk kryhet në këtë mënyrë.

 

Artikulli

Faqja në FacebookAtdheu Lajm“ (Arkiva) ka publikuar një lajm me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”.

Artikulli thotë se mjeku Arbër Morina ka sjellë një ‘teknik minimale invazive’ e cila shëron sëmundjen e diabetit të tipit 2,  për një ditë. 

“Kirurgu nga Kamenica, Arbër Morina po sjell risi shkencore në kirurgjinë matabolike, permes një postimi në facebook ka njoftuar se diabeti dhe obeziteti tashmë shërohen përjetësisht me 99% suksesë”- thuhet në këtë artikull.

Krypometri ka kontrolluar këtë material fillimisht bazuar në identifikimin fotografik dhe identifikimin e emrit. Krypometër ka konstatuar se artikulli citon Dr. Arbër Morinën dhe përdorë një fotografi të marrë nga Facebook i Dr Arbër Morinës.

Krypometër fillimisht ka konstatuar se Arbër Morina është  Kirurg i Përgjithshëm, Endoskopist dhe punon në QKUK.

Pas identifikimit, Krypometër ka kontaktuar Dr. Morinën për të verifikuar nëse ai ka dhënë një deklaratë të tillë. Ai ka mohuar të ketë dhënë këtë deklaratë. 

“Ju bëjë me dije se unë distancohem nga lajmet e rrejshme që disa mediume e kanë postuar mbi shërimin e diabetit tip 2, duke gënjyer turpshëm pa dijen dhe lejen time”- ka thënë Morina.

Morina ka theksuar se diabeti nuk mjekohet për një ditë, e aq më pak ai i tipit 2 i cili mjekohet me një ndërhyrje kirurgjike, operacion shumë kompleks. 

“Këto postime janë bërë nga njerëz të ligë që kanë për qëllim njollosjen e punës time të ndershme dhe Shërimit të Diabetit Mellit tip 2. Asnjë publikim që nuk është në faqen time zyrtare nuk është kredibil dhe si i tillë është i pavërtetë. Mos bini pre e angazhimeve dashakeqe në këto kohe të veshtira”- ka deklaruar kirugu Morina. 

Publikimet e rreme duke përdorur emrat e mjekëve apo fotografitë janë një model i shpërndarjes së dezinformatave dhe informacioneve në shëndetësi.

Krypometër gjatë muajve të fundit ka identifikuar mbi 30 publikime në të cilat emrat dhe fotografitë e doktorëve nga Kosova janë manipuluar.

Mjekët kanë rekomanduar që në rastet kur lexohen artikuj në emrat e tyre të kontrollohen burimet dhe të merren këshilla direkte.