array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kurti mban fjalën për ministritë e udhëhequra nga gratë

Deklarata

Jemi dakorduar të kemi 30 përqind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ministrave.

Albin Kurti

Vlerësimi

E vërtetë

Albin Kurti e ka mbajtur premtimin e dhënë për përfaqësimin e grave në kabinetin e tij. Ai kishte premtuar që 30% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë. Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar kabinetin e Qeverisë Kurti në të cilën janë 5 gra në poste ministrore nga 15 sa janë në total. Shprehur në përqindje i bie 33%. Pritet të shihet nëse Kurti do të mbajë premtimin edhe sa i përket zv.ministrave.

Artikulli

Sot Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës, por para se të zgjidhej në këtë pozitë, Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

5 ministri të kabinetit Kurti do të udhëhiqen nga gratë.

Hykmete Bajrami ministre për Arsim, Vlora Dumoshi ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, ministre e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe ministre e Administratës Emilia Regjepi.

Kurti kishte premtuar që 30 përqind të ministrive të qeverinë e tij do të udhëhiqen nga gratë.

Ai madje kishte nënshkruar edhe shtatë zotimet e organizatës Demokraci Plus (D+) për qeverisje të mirë.

Ku zotimi i dytë ishte se gratë do të udhëheqin së paku 30% të ministrive.

Më 10 tetor pas një takimi me Vjosa Osmanin si dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, Kurti kishte dhënë prapë të njëjtin premtim.

“Jemi dakorduar ta kemi 30 përqind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe shumë më pak Zv/ministra. Uruam njëri tjetrin për gjithçka dhe besoj se do të na shkojë mbarë e mirë”, ka thënë Kurti.