Albin Kurti | Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti nënshkruan shtatë zotimet e D+ për qeverisje të mirë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti u zotua me nënshkrim se në rast se zgjedhet kryeministër do t’u përmbahet shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë” në kuadër të organizatës Demokracia Plus.

D+ ka publikuar shtatë zotimet e Kurtit për gjatë mandatit të tij në krye të ekzekutivit.

  1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri, me maksimum dy zëvendësministra për ministri;
  2. Gratë do të udhëheqin së paku 30% të ministrive;
  3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të të gjitha mbledhjeve të Qeverive;
  4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizimin e Programit Qeverisës
  5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankes-kontratat në ueb-faqet e tyre zyrtare;
  6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike
  7. Do të ketë raportim dhe standardizim në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).

Ky zotim elektoral bazohen në qeverisje të mirë, për transparencë, llogaridhënie, ndershmëri dhe vlera të tjera në të mirën e vendit.