array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Keqpërdorimi i llogos së televizionit Top Channel për të shitur suplemente 

Deklarata

PROBLEMI I PROSTATITIT ËSHTË ZGJIDHUR RRËNJËSISHT!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përmbajtja e publikuar me titullin “PROBLEMI I PROSTATITIT ËSHTË ZGJIDHUR RRËNJËSISHT!”- është e rreme. Në këtë artikull janë cituar dy mjekë fiktivë, njëri prej të cilëve rrejshëm është pretenduar se është pjesë e Universitetit e Mjekësisë në Tiranë. Faqja e internetit që e ka publikuar këtë lajm e ka përdorë llogon dhe imazhin e Televizionit “Top-Channel”, por drejtuesit e këtij televizioni ka thënë se e njëjta nuk është reale dhe se lajmi nuk është publikuar nga faqja zyrtare e këtij televizioni. 

Artikulli

Më 16.05.2024, faqja në Facebook “Dr.Arantini Lopez” ka publikuar (arkiva) një artikull me titull: “A e keni prostatë? Ka një mjete të shkëlqyer që do ju ndihmojë!”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘cashkoval.com’ (arkiva), me titull: PROBLEMI I PROSTATITIT ËSHTË ZGJIDHUR RRËNJËSISHT!

Artikulli përmend Aleks Štajnshluger, i cili prezantohet si urolog amerikan, ai madje është i ilustruar edhe me një fotografi, të cilën e ka verifikuar Krypometri.

Nga kërkimet në ‘Google Lens’ fotografia me të cilën është ilustruar Dr. Štajnshluger, në të vërtet i takonDr. Alex Shteynshlyuger”, i cili është urolog në New York.

Në të njëjtin artikull kinse edhe është cituar drejtori i Departamentit të urologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Flori Hodja.

Krypometër ka kërkuar emrin e Florin Hodjës në ueb-faqen e këtij Universiteti, Mirëpo aty nuk gjendet asnjë person me këtë emër. Përveç kësaj, në këtë Universitet janë drejtuesit e fakulteteve dhe nuk ka fare Departament të Urologjisë

Krypometri ka verifikuar edhe fotografinë me të cilën është ilustruar ‘Flori Hodja’, dhe ka gjetur se në fotografi është kirurgu Aleksey M. Karachun nga Rusia. 

Artikulli rekomandon të blihet një ilaç për të cilin pretendohet se e shëron prostatitin.

Krypometër ka kontrolluar listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe aty nuk produkti ‘’Prostafix”, i cili është promovuar përmes këtij shkrimi.

Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se ilaçi i rekomanduar në këtë faqe të internetit nuk është pjesë e protokoleve të aprovuara mjekësore.

Ai ka thënë se mjekët në Kosovë e bëjnë trajtimin e sëmundjeve të prostatës duke u bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin përshkrimin e barnave që janë të pajisura me Autorizim për Marketing nga AKPPM, si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Artikulli i ueb faqes ‘cashkoval.com’, ka pamjen e portalit të ‘Top Channel’, prandaj Krypometër ka kontaktuar me kryeredaktorin e Top Channel, Altin Krekas. Ai ka thënë se kjo media nuk ka publikuar lajm me përmbajtje të tillë.

“Nuk është lajm i Top Channel. Është mashtrim. Faqja jonë nuk përdorë këtë lloj pamje, plus ne nuk publikojmë lajme të tilla. Është fake news”- tha Krekas.