array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Instituti: Është lajm i rremë se mostra nga Kosova të coronavirusit janë dërguar në Tiranë

Deklarata

“Indeksonline, mëson se mostra dyshuese janë dërguar së fundi nga Prishtina në Tiranë për t’u verifikuar nëse virusi COVID-19 mund të ketë depërtuar edhe në Kosovë”

Indeksonline

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Deklarata e publikuar nuk ka konfirmim zyrtar dhe është demantuar menjëherë nga zyrtarët e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Artikulli

Në panikun që ka filluar të krijohet në vend në lidhje me coronavirusin, duke parë që ka filluar të rritet numri i të prekurve në vendet fqinje, portali Indeksonline para disa orëve ka raportuar që disa mostra të dyshuara janë dërguar në Tiranë për t’u verifikuar.

“Indeksonline, mëson se mostra dyshuese janë dërguar së fundi nga Prishtina në Tiranë për t’u verifikuar nëse virusi COVID-19 mund të ketë depërtuar edhe në Kosovë”, thuhet në artikullin e Indeksonline.

Ata madje kanë shkruar se rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Ndërsa Indeksonline do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë”, thuhet në artikull.

Por Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka demantuar lajmin e Indeksonline se janë dërguar mostra në Shqipëri për raste të dyshuara me coronavirus.

Në një deklaratë për Kallxo.com, zëdhënësja e Institutit, Era Pireva, ka thënë se Instituti nuk ka dërguar asnjë mostër në Shqipëri dhe se sot në Instituti nuk ka asnjë mostër të dyshuar.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se numri i të prekurve me Coronavirus ka arritur në 12. Edhe Maqedonia dhe Serbia kanë njoftuar për të prekur nga Coronavirusi. Kosova bën pjesë në vendet që ende nuk janë prekur nga virusi që ka lënë të vdekur mijëra persona në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të Index.hr, aktualisht janë 120,570 të prekur me Coronavirus, 4,365 kanë vdekur nga virusi dhe 66,894 janë shëruar.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).