array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacione të rreme për rritje të pensioneve në Kosovë

Deklarata

Pensioni i juaj do të rritet për 10%

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi që kërkon nga qytetarët për të klikuar në një link në mënyrë që pensioni i tyre të rritet për 10% është i rremë. Faqja që e ka publikuar këtë artikull nuk është në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Ministria e Financave ka thënë se informacioni është i rremë dhe se pensionistët duhet të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të institucioneve të Kosovës për secilin vendim dhe ndryshim të skemës pensionale.

Artikulli

Më 13.06.2024 faqja e facebook-ut “4-Service” publikoi një fotografi në të cilin pretendohet (arkiva) se duke e klikuar në linkun e bashkëngjitur “Pensioni i juaj do të rritet për 10%”.

Postimi i sygjeron lexuesit që të klikojnë për të parë edhe rritjen e pensioneve sipas moshave.

Postimi i faqes “4-Service” mori 101 pëlqime, 63 komente dhe 6 shpërndarje. Kur klikohet linku që është në këtë postim nuk të dërgon tek faqja zyrtare e Ministrisë së Financave apo e Qeverisë së Kosovës, por tek faqja ‘retirement4plan7.xyz’. 

Krypometër ka kontrolluar domenin ‘retirement4plan7.xyz’ dhe i njëjti ishte regjistruar më 08.05.2024 dhe nuk ishte në pronësi të Qeverisë së Kosovës. 

Krypometër më 27.06.2024 pyeti Ministrinë e Financave, Punës dhe Trasnfereve për ta verifikuar informacionin e publikuar.

Muharrem Shahini nga zyra për medie e kësaj ministre tha se informacionet janë të rreme. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që publikohen informacione të pasakta në lidhje me pensionet në Kosovë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kohë më parë ka lëshuar një njoftim për qytetaret dhe ka kërkuar nga përfituesit e skemave pensionale në Republikën e Kosovës që të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme të cilat po qarkullojnë dhe që kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë”– deklaroi Shahini për Krypometër.

Tutje, zëdhënësi i ministrisë u bënë thirrje qytetarëve që për informacione të sakta t’i konfirmojnë vetëm përmes faqeve zyrtare të institucioneve shtetërore.

“Ndërsa lidhur me ndryshimet eventuale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare.”– tha Shahini.

Policia e Kosovës kishte nisur hetime pas hulutimit të publikuar në emisionin Kallxo Përnime, në të cilin ishin transmetuar dëshmi se si pensionistëve u janë marrë nga 3 euro duke iu premtuar rritje të pensioneve.