array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme për festën e koalicionit me Listën Serbe

Deklarata

Duke festuar koalicionin me Listën Serbe

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i fotografisë me mbishkrimin “Duke festuar koalicionin me Listën Serbe” është i rremë. Fotografia është e vjetër dhe ajo ishte realizuar në vitin 2018, në 18 vjetorin e themelimit të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe aty nuk ishte festuar koalicioni si pretendohet në këtë postim. Fotografia është pjesërisht e rreme, sepse është edituar duke u shtuar edhe ish-deputeti Daut Haradinaj e ish-kryeministri Isa Mustafa.

Artikulli

Më 07.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva 1 dhe 2) një fotografi me mbishkrimin “Qe vlerat e tyre, hajnat bashkë”.

Në fotografi shihej ish-kryetari i LDK-së dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa, kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me ish-deputetin e kësaj partie, Slavko Simiq e zyrtarë të tjerë.

Fotografia kishte edhe një përshkrim që thotë “Duke festuar koalicionin me Listën Serbe”.

Krypometër, përmes kërimeve në Youtube ka gjetur se fotografia është bërë në përvjetorin e 18 të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ishte mbajtur në vitin 2018. Në këtë përvjetor ishin ftuar edhe anëtarët e partisë Lista Serbe, që në atë kohë ishin pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Krypometër më 24.06.2024 ka pyetur zyrën për media të Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, për të verifikuar nëse fotografia është akuale dhe nëse është bërë ndonjë festim apo koalicion e në të cilën ka marrë pjesë zyrtari i kësaj partie, Daut Haradinaj.

“Fotografia është e montuar dhe nuk është e vërtetë përshkrimi i saj”– ka thënë për Krypometër Lulëzim Blaka, drejtor i informimit në AAK.

Fotografinë dhe përmbajtjen e saj e ka mohuar edhe ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Koalicion nuk kemi festuar asnjëherë. Kjo foto nuk e di ku është kapur, ndoshta në ndonjë pritje. Do të isha falënderues ta raportoni e të bllokohet”– ka thënë Mustafa për Krypometër më 24.06.2024.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbeve në Kosovë, është larguar nga institucionet e Kosovës më 05.11.2022, duke përfshirë institucionet qendrore, qeverinë dhe Kuvendin, pas një mbledhjeje që u mbajt nga kjo parti në Mitrovicën e Veriut. Para se të largohej nga institucionet shtetrore, Lista Serbe ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës, por pa ndonjë marrëveshje politike.

Më pastaj, në Qeverinë e Kosovës u zëvëndësuan me ministra të komunitetit serb por që nuk vijnë nga partia Lista Serbe.