array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

“Fëmijët e luftës”, fotografia që po riaktualizohet pas sulmeve ruse në Ukrainë

Deklarata

“Vëlla e motër përshëndesin ushtarët ukrainas që po i mbrojnë nga rusët”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e cila shfaq dy fëmijë duke përshëndetur disa ushtarë ukrainas që gjenden në dy tanke ushtarake me flamuj të Ukrainës, nuk është nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë por qarkullon nëpër media të paktën që nga viti 2016.

Artikulli

Pas fillimit të sulmeve të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, nëpër media ka qarkulluar një fotografi e dy fëmijëve të kapur për dore, një djalë me një armë në krah dhe një vajzë me një arush në dorë, të cilët shihen duke përshëndetur disa ushtarë ukrainas që gjenden në dy tanke ushtarake me flamuj të Ukrainës.

E njëjta është publikuar edhe nga media kosovare “Insajderi.org”, në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram.

“Vëlla e motër përshëndesin ushtarët ukrainas që po i mbrojnë nga rusët”, thuhet në mbishkrimin që “Insjderi.org” ia ka vendosur kësaj fotografie.

Por kjo fotografi nuk është nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë por qarkullon nëpër media të paktën që nga viti 2016.

Kjo fotografi është realizuar nga fotografi Dmitry Muravsky dhe e njëjta është publikuar edhe nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes më 22 mars të vitit 2016 dhe deri tani ka marrë 799 reagime, 24 komente dhe është shpërndarë 504 në Facebook.

“Për ne, prindër, fëmijë, të afërm, miq; për të gjitha nocionet e dashurisë që kombinohen në një fjalë “Atdhe”. Faleminderit për fotot e jashtëzakonshme nga albumi “Fëmijët e Luftës” të autorit Dmitry Muravsky”, thuhet në postimin e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes të vitit 2016, ku janë publikuar 8 fotografi të ndryshme që tregojnë fëmijët në luftë.

Se kjo fotografi nuk është shkrepur që fundmi mund të konstatohet shumë lehtë. Nëse fotografia e dy fëmijëve ngarkohet në Google, atëherë do të shfaqet një numër i madh i lajmeve e postimeve në rrjete sociale të publikuara nga media të ndryshme nëpër botë që e përmbajnë këtë fotografi, e që janë të publikuara që nga viti 2016, e të publikuara vit pas viti, varësisht nga situata në Ukrainë.