array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e rremë që i mveshet Viola von Cramon

Deklarata

Serbia nuk ka bere krime ne Kosove. Kercenon Kosoven te heq dore nga raportimi i krimeve te rrejshme. Viola Von Karmon

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Serbia nuk ka bere krime ne Kosove. Kercenon Kosoven te heq dore nga raportimi i krimeve te rrejshme. Viola Von Karmon” është i rremë. Viola Von Karmon e ka mohuar t’i ketë mohuar krimet e Serbisë në Kosovë. Ajo ka thënë se postime të tilla janë të rreme. Eurodeputetje Von Karmon ka thënë se është bërë fushatë ndaj saj dhe Gjorgje Bojoviq për gjoja mohimin e krimeve të kryera në Kosovë apo Bosnje. 

Artikulli

Më 12.03.2024, faqja e Facebook-ut, Lule Gjeli (arkiva) ka postuar një fotografi të eurodeputetes gjermane, Viola von Cramon me përshkrimin “Serbia nuk ka bere krime ne Kosove. Kercenon Kosoven te heq dore nga raportimi i krimeve te rrejshme. Viola Von Karmon”.

Krypometër ka kontaktuar me eurodeputeten Von Cramon për të sqaruar nëse ajo ka thënë diçka si pretendohet nga faqja në fjalë.

Von Cramon ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë duke vlerësuar se këto janë “gënjeshtra dhe shpifje”.

“Sigurisht që nuk e kam thënë kurrë këtë. Si do mund ta bëja? Por, për fat të keq, qarkullojnë të gjitha llojet e gënjeshtrave dhe shpifjeve. Nuk e kam idenë se kush i ndihmon kësaj. Të sulmosh miqtë më të mirë të vendit thot shumë dhe nuk është vërtet inkurajuese që të tjerët të përfshihen”- ka thënë eurodeputetja gjermane në një përgjigje për Krypometrin.

Krypometër nuk ka gjetur ndonjë deklaratë që është publike në mediat kredibile apo profile në rrjetet sociale të menaxhuara nga Viola Von Karmon se kjo e fundit të ketë mohuar krimet e Serbisë në Kosovë. 

Pas kërkimit në internet, Krypometër ka gjetur një postim në rrjetin social “X” të këshilltarit të von Cramon, Gjorgje Bojoviq.

Më 08.03.2024, Bojoviq në llogarinë e tij kishte reaguar ndaj disa pretendimeve se ai ka mohuar krimet e luftës në Kosovë, gjatë viteve 98-99. Këtë Bojoviq e kishte cilësuar si fushatë online e koordinuar kundër tij.

“Unë kurrë nuk kam mohuar ndonjë krim të kryer nga forcat serbe apo në emër të popullit të cilit i përkas. Përkundrazi, për vite me radhë, ne kemi qenë në krye të organizimit të përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës në Beograd dhe aksioneve të tjera, si për shembull në vitin 2015”- kishte sqaruar Bojoviq në X (ish Twitter).

Për sulmet në rrjetet sociale ndaj këshilltarit të eurodeputetës kishte reaguar edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), pasi ishte keqinterpretuar një video e tyre e realizuar në vitin 2015. Ata kanë thënë se sulmet e tilla çfarë janë bërë ndaj Bojoviq janë të gabuara dhe nuk duhet të tolerohen.

Pas sulmeve ndaj Bojoviq, kishe reaguar edhe eurodeputetja Viola von Cramon, duke thënë se sulmet të tilla nuk e ndimojnë Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon është një politikane gjermane e ‘Aleancës 90/The Greens’, e cila është anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2019.

Ajo është një ndër eurodeputetët më të zëshëm sa i përket çështjeve që lidhen me Kosovën.