array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e rremë e Thaçit për Ganimete Musliun

Deklarata

Haje një banane pije një qaj nane është i rremë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Haje një banane pije një qaj nane është i rremë”. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se ish presidenti Hashim Thaçi nuk e ka thënë një deklaratë të tillë për deputeten Ganimete Musliu. 

Artikulli

Më 28 tetor 2023, faqja e facebook-ut Sija Aldi Sera Durmishi (arkiva) në grupin >>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<< ka publikuar një fotografi, protagonistë të së cilës janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Në foto është vendosur mbishkrimi “Haje ni banane pije ni qaj nane. Para nuk ke”, duke pretenduar se këtë e ka thënë Thaçi.

Krypometri ka kontaktuar me Artan Behramin, këshilltar politik i ish- presidentit Thaçi, për të kuptuar vërtetësinë e deklaratës.

Behrami ka mohuar që Thaçi të ketë thënë një deklaratë të tillë për deputeten Musliu.

“Ish-presidenti Thaçi asnjëherë nuk ka bërë deklarata të tilla për znj. Musliu”- ka thënë ai për Krypometrin.

Sipas Behramit, foto që janë manipuluar në këtë mënyrë kanë për qëllim dezinformimin, çorientimin e qytetarëve dhe mund të përdoren për propagandë partiake.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbi dy vite që po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe nuk ka pasur deklarime të tilla nga ana e tij në vitin 2023 si është pretenduar në postim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.