array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Blerim Reka. Foto: Kallxo.com

Blerim Reka e mban fjalën

Deklarata

Blerim Reka: Unë nuk bëj tregti me vota. Kjo duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë

 

Blerim Reka

Vlerësimi

E vërtetë

Ish-kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka e ka mbajtur fjalën që mos të përkrah asnjë kandidatë për  president pas zgjedhjeve në raundin e parë, nëse nuk arrin të hyjë në balotazh. Blerim Reka nuk ka bërë marrëveshje koalicioni me asnjërin prej kandidatëve.

Artikulli

Ish kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka në intervistën dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, kishte deklaruar se nëse nuk do të arrijë të hyj në balotazh, nuk do të bëjë koalicion me asnjërin nga kandidatët.

Sipas tij, kjo do të ishte tregti me vota.

“Jo, assesi. Unë nuk bëj tregti me vota. Kjo duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. 30 vite shqiptarët kanë qenë tregtar votash. Me tregtinë e votave, i kanë bërë presidentët maqedonë, për  disa interesa meskine”, kishte thënë Reka në emisionin Jeta në Kosovë në mars të këtij viti.

Madje, Reka këtë qëndrim e kishte përsëritur edhe me 2 maj, 3 ditë para zgjedhjeve, ku kishte shkruar se nuk ka të drejtë të ndikojë se për kë duhet të votojnë, votuesit e tij paraprak.

Krejt çfarë kishte kërkuar Reka ishte dalja në zgjedhje.

“As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele”, kishte shkruar Reka më 2 maj.

Kjo edhe ndodhi. Blerim Reka nuk ka pasur marrëveshje me asnjërin prej kandidatëve për president të Maqedonisë që garuan në balotazhin e 5 majit për president të Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut përfunduan të dielen dhe sipas rezultateve preeliminare, fitues ka dalë Stevo Pendarovski me një epërsi rreth 6 % sesa kandidatja tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova.

Stevo Pendarovskin, që ka qenë kandidatë i LSDM-së dhe BDI-së, të hënën e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/siljanovska-e-pranon-humbjen-pendarovski-pershendet-edhe-ne-shqip/