array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Blerim Kuçi i publikon lejet mjedisore të KelKos-it

Deklarata

Blerim Kuçi-(13.11.2020) “Jam duke u përgatitur për t’i bërë publike, të gjitha lejet e licencat që janë dhënë për hidrocentralet edhe atë me kënaqësinë më të madhe”

Blerim Kuçi

Vlerësimi

E vërtetë

Ministri Blerim Kuçi e ka mbajtur fjalën duke publikuar lejet mjedisore që i janë dhënë kompanisë “KelKos” që operon me hidrocentrale në Deçan.

Artikulli

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka publikuar lejet mjedisore të kompanisë KelKos për dy hidrocentrale në Deçan “Belaja” dhe “Deçan”, duke mbajtur premtimin që e dha në mëngjesin e së premtes.

“Jam duke u përgatitur për t’i bërë publike, të gjitha lejet e licencat që janë dhënë për hidrocentralet edhe atë me kënaqësinë më të madhe”, tha Kuçi.

Ai është sqaruar se pse të enjten në mëngjes kishte deklaruar që ende nuk i kanë dhënë leje mjedisore kompanisë, e cila dje gjatë ditës fitoi licencë 40 vjeçare për prodhim të energjisë.

“Gjatë këtyre dy ditëve është lakuar mjaft shumë emri im për çështjen e lëshimit të dy lejeve mjedisore për operatorin ekonomik “Kelkos Energy”. Është e vërtetë që dje në mëngjes kam deklaruar që “me sa di unë nuk i kanë marrë lejet”, pasi aq kam pasur informacion në atë moment. Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka me qindra aplikacione në sektorë të ndryshëm, për të cilat unë nuk mund të jem në dijeni rregullisht në kohë reale”, tha ai.

Kuçi në një publikim në Facebook ka thënë se si ministër asnjëherë nuk është interesuar për çështjen e KelKos në ministri pasi ka konsideruar se zyrtarët e kryejnë punën me përgjegjësi dhe në bazë të ligjit.

“Kjo ndodhë aq më shumë kur një proces sikur i Lejes Mjedisore zhvillohet mes departamenteve të ministrisë dhe Komisionit për Leje Mjedisore, teksa si proces përfundon tek Sekretari i ministrisë. Në asnjë moment nuk jam interesuar për të parë se ku ka shkuar procesi apo çka po ndodhë, pasi konsideroj që secili zyrtar duhet ta kryej punën e vet me përgjegjësi dhe në bazë të ligjit, duke mos pasur asnjë presion. Edhe për këtë temë, unë nuk jam interesuar ekskluzivisht për të parë çdo ditë se çka po ndodhë. Ajo që kam premtuar dhe i kam udhëzuar zyrtarët përkatës, ka qenë që të kthejmë përgjigje në afatet kohore të caktuara me ligj, PA PREODIKUAR në rezultat”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi po ashtu  ka deklaruar se do ta pranojë ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për interpelancë ndërsa e ka parë të arsyeshme që me publikimin e lejeve mjedisore t’i përgjigjet edhe shoqërisë civile të cilët dje i kërkuan një gjë të tillë.

“Përveç thirrjes për interpelancë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës do t’i përgjigjem me plot dëshirë pozitivisht, unë po e ndjej të nevojshme që t’i përgjigjem edhe organizatave të shoqërisë civile, që dje nëpërmes rrjeteve sociale kanë kërkuar publikimin e lejeve të lëshuara. Këtu po publikoj të dy lejet mjedisore që i janë lëshuar këtij operatori ekonomik, edhe pse ka aplikuar për tri leje mjedisore. Kësaj po i shtoj edhe sqarimin e Komisionit për Leje Mjedisore në lidhje me këtë proces. Përndryshe, inkurajoj që të aplikohet për qasje në dokumente zyrtare pasi do të vihet në dispozicion gjithçka që parasheh ligji. Nuk kemi asgjë të fshehim!”, ka shkruar më tej ai.

Në fund, ministri i MEA-s ka publikuar edhe sqarimin e Komisionit për Leje Mjedisore në lidhje me lëshimin e lejeve.

Sqarimi nga Komisioni për Leje Mjedisore:

“Kompania ‘Kelkos Energy’, kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur Pëlqimin Mjedisor për të tri Hidrocentralet.

Kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur aplikacionet të ndara për të tri Hidrocentralet veç e veç, po ashtu Taksa për Leje Mjedisore është kryer për të tri Hidrocentralet veç e veç.

Kompania ka bashkangjitur Lejet e Përdorimi për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, Certifikatën e legalizimit për ndërtimin e tubacionit, veprës së marrjes dhe kabllove elektrike, po ashtu Lejen ujore për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, për aprovimin e plotësimit të kushteve ujore, të parapara me lejet ujore paraprake, i ka për secilën veç e veç.

Për Hidrocentralet HC “Belaja” dhe HC “Deçani”,  kompania ka arritur të sjell të gjithë dokumentacionin që kërkohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, ndërsa sa i përket HC- “Lumëbardhi II”, kompania nuk ka arritur të i përmbush kriteret sipas Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, për arsye se nuk ka arritur të pajiset me Lejet e shfrytëzimit të ujit dhe Lejet përdorimit të ujit.

Gjithashtu komisioni për Leje Mjedisore, gjatë realizimit të vizitës në terren ka konstatuar së është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punimet të HC “Belaja” dhe HC “Deçani, ndërsa të HC “Lumëbardhi II” nuk është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punime, për ketë arsye ka mbetur në fuqi përgjigja e datës: 12.10.2020”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që kompanisë KEKLOS t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.