array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajit nga dhjetori i vitit 2017.

Agim Aliu e mban fjalën për publikimin e kontratave

Deklarata

Agim Aliu: Në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna (duke përfshirë edhe kontratat me operatorët ekonomik) do të jenë të publikuara

 

Agim Aliu

Vlerësimi

E vërtetë

Krypometri e vlerëson si premtim të mbajtur për publikimin e kontratave, përkundër që premtimi nuk është realizuar brenda kohës së premtuar, për fakti se hapja e kontratave konsiderohet një hap i marrë drejt rritjes së transparencës në prokurim publik.

Artikulli

Komuna e Ferizajit është komuna e gjashtë e cila ka filluar të bëjë publikimin e kontratave që komuna e Ferizajt ka lidhur  gjatë periudhës kohore janar- korrik me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

“Këto kontrata në tërësinë e tyre publikohen për herë të parë nga Komuna e Ferizajt, për dallim që deri më tani janë publikuar vetëm shpallja e tenderit dhe njoftimet për dhënien e tenderit” , njofton komuna e Ferizajt.

Publikimi i tyre vije pasi Ferizaj ka vendosur raporte pune me USAID-in lidhur me projektin për komuna transparente, e që si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës janë të parapara edhe një varg veprimesh në dobi të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucionit të Komunës.

Komuna ka njoftuar se në procesin e publikimit do të futen edhe kontratat e mëhershme të nënshkruara nga operatorët ekonomik edhe para periudhës së qeverisjes së re të udhëhequr nga Agim Aliu.

Gjatë kohës së zgjedhjeve,  Agim Aliu në “DebatPernime” kishte premtuar se kontratat do të bëhen publike në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij.

“Në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna (duke përfshirë edhe kontratat me operatorët ekonomik) do të jenë të publikuara”, kishte thënë Aliu në “DebatPernime”.

Mirëpo, premtimin për publikim e kontratave Aliu nuk e ka mbajtur, pra nuk i ka publikuar kontratat në gjashtë muajt e parë të qeverisjes prej tij.

Publikimi i kontratave që komuna e Ferizaj që ka lidhur me operatorët ekonomik është bërë në rubrikën: Prokurimi

Komuna e Ferizajt është komuna e gjashtë që ka bërë publikim e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik pas komunës së GjakovësPejësGjilanit Vushtrrisë, dhe Prishtinës.