array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Vushtrria i publikon kontratat

Deklarata

Xhafer Tahiri: Publikimi do të bëhet në mënyrë të menjëhershme në tre mujorin e parë të qeverisjes

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

E vërtetë

Vushtrria ka nisur publikimin e kontratave vetëm në muajin gushtë, apo pas 7 muajve të marrjes së pushtetit nga Tahiri. Krypometri konstaton se ai nuk e ka thënë të vërtetën për kohën e publikimit të kontratave me bizneset, mirëpo fakti që ka pranuar të jetë komuna e katërt që i publikon kontratat konsiderohet se është ndër institucionet nismëtare të një reforme për transparencë më të madhe në prokurim, atje ku janë dyshimet më të mëdha për korrupsion.

Artikulli

Komuna e Vushtrrisë ka filluar të bëjë publikimin e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

Vushtrria bëhet komuna e katërt që po publikon kontratat e nënshkruar me bizneset për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, në “DebatPernime” kishte premtuar se do të bëhet publikimi i kontratave në tre muajt e parë të mandatit të tij si kryetar Komune.

“Publikimi do të bëhet në mënyrë të menjëhershme në tre mujorin e parë të qeverisjes”, kishte thënë Tahiri në “ DebatPernime” gjatë kohës së zgjedhjeve komunale.

Këtë premtim, Tahiri nuk e kishte mbajtur sepse pas tremujorit të parë të qeverisjes ai nuk kishte nisur publikimin e kontratave. Mirëpo, edhe pse me vonesë, publikimi i kontratave është një hap i madh drejt hapjes së të gjitha kontratave në gjithë Kosovën.

Por, publikimi i këtyre kontratave është bërë pas tetë muajve që kur Xhafer Tahiri ka marrë postin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.

Publikimi i kontratave që komuna e Vushtrrisë ka lidhur me operatorët ekonomik është bërë në rubrikën: Prokurimi në faqen e komunës.

Gjatë ditës së sotme Tahiri ka paralajmëruar publikimin e kontratave me bizneset.

https://kallxo.com/tahiri-paralajmeron-publikimin-e-kontratave-me-bizneset/