Kryesia Autorizon Policinë të Ndërhyjë në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka autorizuar Policinë Kosovës të futet në sallën e kuvendit.

Gazetarët e KALLXO.com raportojnë se Policët e Kosovës janë nisur drejt sallës së kuvendit ku po qëndrojnë deputetët e Vetëvendosjes.

Minuta më parë KALLXO.com raportoi se prokuroria e Prishtinës ka urdhëruar arrestimin e pesë deputetëve.