Foto: Facebook

Rrnoftë Stina e Festivaleve!

 

Nuk ka asgjë të bukur për rrugët e pluhurosura dhe të stërdiellzuara të qyteteve të Kosovës gjatë verës. Sidomos jo në Prishtinë, ku asfalti lëshon aq shumë nxehtësi sa këmbësorët kalojnë orë të tëra në kafenetë e panumërta duke i diskutuar rreziqet e bredhjes në këtë kohë. Sidoqoftë, verë nuk është aspak e mërzitshme për dashamirët e muzikës dhe filmit. Përveç ndejave, koncerteve, shfaqjes së filmave dhe ngjarje tjera të organizuara në hapësirën publike, këtë verë në Kosovë do të organizohen një numër festivalesh të cilat, në mos asgjë tjetër, do të ofrojnë disa vikende të mrekullueshme.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla

Festivali i Futbollit në Prishtinë (Prishtinë, 10 qershor- 10 korrik)

Kupa e Evropës tanimë ka filluar, por kjo sigurisht që nuk është diçka e re. Askush nuk mund t’i shmanget ngjarjeve që lidhen me garën e sivjetme të futbollit evropian sepse, për mirë apo për keq, tifozët nuk do t’i lënë. Pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në ndeshje u ka dhënë kosovarëve arsye për të festuar. Merr një birrë dhe bashkëngjitju turmës në sheshin Zahir Pajaziti apo Skënderbej ku shfaqen ndeshjet me cilësi të lartë pamore. Është e bukër t’i shohësh 5,000 njerëz duke bërë tifo kur shënon gol një lojtar shqiptar! Meqenëse Shqipëria ka rënë nga gara, shumë tifozë tash mbështesin Gjermaninë apo klube tjera që kanë lojtarë shqiptarë.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Ngom fest (Prizren, 7-10 korrik)

Festivali i pavarur NGOMFest ka zhvendosur skenën kryesore në kalanë e Prizrenit duke premtuar një përvojë të veçantë edhe në të parë, edhe në të dëgjuar. Kalaja e vjetër mundëson një pamje të mahnitshme nga qyteti për të gjithë pjesmarrësit që kërcejnë në errësirën e këndshme. Përveç vendndodhjes fantastike, festivali njihet për promovimin e grupeve muzikore të reja, gjë që jep mëndësinë e zbulimit të talenteve të rajonit. Nata e parë do i kushtohet grupit NR (UrbaN Roots), kurse në natën e dytë do të ketë grupe si Jericho, Pre Menstrual Syndrome, Gillespie dhe shumë të tjera. Në natën e tretë dhe të kartërt DIYNAMIC SHOWCASE do të sjell tre DJ për të performuar në skenën kryesor”e. NGOMFest do të sjell po ashtu Sunrise Stage (Skenën e Agimit) ku do të performojnë një sërë DJ pas performancave të skenës kryesore.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Festivali MAD SOUND (Prishtinë, 8-9 qershor)

Festivali MAD SOUND rikthehet me një program të cilin organizatorët e përshkruajnë si “krejtësisht robotik”. Programi përbëhet nga DJ si Alex Bau, Saso Recyd, Toton, Jehone, Uran B, një parajsë për secilin admirues të muzikës elektronike.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Rugova Camping Festival (Rugovë, 15-17 korrik)

Ky festival kampingu do të organizohet për herë të parë sivjet. Ai do të ofrojë një mundësi të mirë për t’u ngjitur bjeshkëve e Kosovës dhe për t’i kaluar netët nën qiellin e hapur malor. Nata e parë do të ketë performues të muzikës hip hop, e dyta do të përqendrohet në rock dhe reggae kurse muzika elektro do të mbizotërojë natën e tretë. Çmimet sillen nga 5 euro për natë (vetëm për muzikë), 15 euro për tri netë dhe kamping me tendë kurse 20 euro për 3 netë në një shtëpi mysafirësh. Për më shumë informata mund ta shihni njoftimin në Facebook.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Into the Park (Pejë, 22-24 korrik)

Zdirgju nga bjeshkët e Rugovës dhe nisu drejt festivalit të muzikës Into the Park në kilometrin e tretë jashtë qytetit të Pejës te “Sharra”. Në verë, Sharra shërben si plazh i improvizuar me flladin dhe rrjedhën lumore (për ata që guxojnë të përballen me ftohtësinë e saj). Zakonisht, festivali nis me muzikë live dhe vazhdon me DJ vendorë dhe ndërkombëtar. Edhe pse ende nuk janë zbuluar performuesit e sivjetëm, për çdo risi mund të njoftoheni në rrjetin e tyre social.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Prishtina Plus Festival (Prishtinë, 21-23 qershor)

I njohur më parë si “Festivali Yt”, P+ do të sjellë t’i sjell muzikë, art dhe teknologji në parkun e Germisë tri ditë me radhë. Organizatorët kanë planifikuar instalacione arti, punëtori dhe konferenca, gara sportive dhe punëtori për grafiti. Ndër performuesit do të jenë reperi gjerman Bushido, reperit turk CEZA, artisti holandez Jorish Voorn, muzikanti francez Djebali, Alician nga Turqia dhe artistë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

Beerfest (Prishtina, July 29-31)

Festivali i birrës Beerfest sivjet mbush 6 vjet, dhe duke u bazuar në popullaritetin që ka, sigurisht nuk do të jetë ditëlindja e fundit. Ky festival do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti ku do të shiten birra vendore dhe ndërkombëtare më çmime promocionale. Nuk është çudi që në të gjithë qytetin mbizotëron hareja gjatë Beerfest-it. Megjithatë, festivali nuk sillet vetëm rreth birrës; përkundrazi, do të ketë edhe shumë DJ që do të performojnë gjatë tërë ditës. Risitë mund t’i ndiqni këtu.

Foto: Samir Karahoda, Dokufest

DokuFest (Prizren, 5-13 gusht)

Festivali i filmit dokumentar dhe atij të metrazhit të shkurtër DokuFest është festivali më i madh në Kosovë dhe një ndër festivalet më të mëdhaja të dokumentarëve në rajon. Çdo vit, ky festival tërheq njerëzit drejt kinemave dhe projektorëve publikë në qendrën historike të Prizrenit për t’i shfaqur më se 200 dokumentarë nga e gjithë bota. Entuziastët e filmit mund të ndjekin edhe debate, DokuTech dhe performanca muzikore. Vozit ose hidhu në autobus, merr një filxhan çaji tradicional në një prej shumë çajtoreve dhe shijo atmosferën që përfshin Prizrenin gjatë DokuFest. Nëse nuk keni parë filma në një kinema të improvizuar mbi lumë, kjo është koha e duhur.

Foto: Haris Alija
Foto: Haris Alija

Anibar Festival (Pejë 15-21 gusht)

Posa të pushoni nga DokuFest, mund të merrni pjesë në Anibar, festivalin e tëm në Kosovë dhe rrethinë që përqendrohet vetëm në filma të animuar. Është mundësi e veçantë për të zbuluar kreativitetin e rinisë vendore dhe evropiane. Përveç filmave do tëë organizohen edhe debate, punëtori dhe ndeja. Risitë publikohen në faqen e tyre në Facebook.

Foto: Facebook
Foto: Facebook

The SUMMIT Fest (Prishtinë, 19-20 gusht)

Ngjashëm me edicionin e parë të vitit të kaluar, the SUMMIT Fest do të mbahet në parkun e Gërmisë dhe do to fokusohet në muzikën elektronike për dy ditë rresht. Në festival do të performojnë 12 DJ para mijëra (po qe se numri nuk ndyrshon nga viti i kaluar) njerëz me efekte speciale dhe shfaqje vizuele me laserë. Për çdo risi mund të ndiqni faqen e tyre në Facebook.