Kosovari që prodhon ‘Fake News’ për Amerikën

Duke përfituar mijëra dollarë amerikanë në muaj, një kosovar ka arritur të krijojë një biznes online duke përdorur të ashtuquajturat ‘fake news’ ose lajmet e rreme.

Në një intervistë ekskluzive për ‘Jeta në Kosovë’, ky publikues ka treguar se nga ky biznes përfiton deri në 60 mijë dollarë në muaj.

“Mund të them përafërsisht ose maksimalja në muaj ka qenë edhe 55 mijë dollarë apo g0 mijë dollarë në muaj. E di që ka edhe në Kosovë që bëjnë lajme të rreme edhe kam edhe shokë që merren me këtë punë”, tha ai.

Ai shtoi se megjithëse ai nuk punon për tregun kosovar, është i vetëdijshëm se prodhues të tillë ekzistojnë në Kosovë.

“Çdo person politik mundet me përdorë nga një person i cili e ka një faqe dhe në një farë forme mundet thjeshtë me pagu me i than me kriju kësi linqe ose për personin e kundërt krijon kësi linqe të rrejshme edhe mundet me u përdorë kjo punë në Kosovë”, tha ai.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: