Kosnett kërkon zbatimin e Kushtetutës nga institucionet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Konsett, në 11-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka “thumbuar” krerët shtetërorë.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Twitter tha se duhet të punohet për respektimin e saj.

“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën thuhet se njerëzit janë “ të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, tha Konsett.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është miratuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Me 14 kapituj dhe 162 nene, Kushtetuta është akti më i lartë juridik në vend që garanton të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve. 9 prilli është zyrtarisht është festë shtetërore.

Raportimi i KALLXO.com për shkeljet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u nisur nga ish-presidenti i vendit – Kliko në LINK