Konkurs për Hulumtues Ligjorë në BIRN
Hulumtues Ligjorë të rinj (praktikë me pagesë)
Pozita të hapura: 5 pozita
Periudha e angazhimit: 12 muaj, duke filluar prej muajit qershor 2019.
Orari i angazhimit: 20 orë në javë
Kriteret për Aplikim:
Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet:
- Të jeni student të Fakultetit Juridik, niveli Bachelor;
- Të keni aftësi të mira në shkrim dhe hulumtim ligjor;
- Të keni aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe; njohja e gjuhës angleze do të vlerësohet si përparësi;
- Të keni aftësi të punës me kompjuter.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kandidatët e suksesshëm, do të jetë përgjegjës për:
- Monitorimin e rasteve të caktuara gjyqësore në gjykatat e Kosovës;
- Përgatitjen dhe përcjelljen e raportit të monitorimit të seancave gjyqësore;
- Hulumtimin e rasteve gjyqësore të korrupsionit dhe dhunës në familje;
- Përgatitjen e përmbledhjeve të rasteve gjyqësore të hulumtuara.
Gjatë periudhës së praktikës, kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë këto trajnime:
- Trajnim për monitorimin e rasteve gjyqësore dhe identifikim të shkeljeve ligjore;
- Trajnim për shkrim dhe hulumtim ligjor;
- Trajnim për hulumtim të lëndëve të korrupsionit dhe dhunës në familje.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri me 31 maj 2019, ora 23:59.
BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.
Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.