Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Thahen drunjt e bartur nga zona afër Fakultetit Filologjik tek Biblioteka Kombëtare (FOTO)

Drunjt e bartur nga hapësira e Fakultetit Filologjik ku po kryhen punime për Parkingun nëntokësor, tek Biblioteka Kombëtare janë tharë.

Në mesin e tyre, vetëm drunjt e Pishës janë në gjendje më të mirë.

Bartja e tyre në zonë të afërt ishte bërë me qëllim që të mos dërgoheshin në tokë ku dheu është ndryshe, pasi konsideroheshin si drunj të vjetër që duhej të ruhen.

Atë kohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pati deklaruar se janë të lumtur që kanë arritur të bëjnë zhvendosjen e tyre duke shtuar se janë lëvizur me pajisje speciale.

“Jam i lumtur që kemi arrit me i zhvendos drunjt në afërsi te Biblioteka dhe meqenëse janë të zhvendosur kishim lutur qytetarët që mos t’i prekin apo të parkohen afër tyre.  Drunjt po lëvizen me pajisje speciale në afërsi te Biblioteka Kombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, në këtë zonë ku po ndërtohet parkingu, do shtojnë numrin e drunjve.

“Në ndërkohë do të rrisim numrin e drunjve te hapësira e parkingut dhe kështu gati se do të katërfishojmë numrin e drunjve në këtë hapësirë”, është shprehur Ahmeti.

Në pamjet e  siguruara nga KALLXO.com shihet se këta drunj janë tharë.

Drunjt janë lidhur edhe me disa litarë për t’i mbajtur që të mos bien.

Për gjendjen e këtyre drujve, Kallxo.com ka kërkuar përgjigje nga komuna e Prishtinës, më saktësisht, nga Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, por nuk kanë dhënë ndonjë detaj se s’i do trajtohen deri në momentin e publikimit.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com