Pushteti në Prishtinë rikthen aksionarët në Ndërmarrjet Publike, anulon vendimet e opozitës

Me 27 vota për dhe një abstenim, asamblistë nga pozita dhe dy vota nga opozita, anuluan sot në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës, vendimin për shkarkimin dhe emërimin e aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale.

Më 8 qershor në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, në Kuvendin Komunal të Prishtinës u shkarkuan anëtarët në komisionet e aksionarëve të dhjetë Ndërmarrje Publike Lokale. Këta aksionarë ishin nga LDK-ja dhe PDK si dy parti që bashkëqeverisin me kryeqytetin.

Në po atë seancë, me shumicën që pati opozita u arrit të emërohen aksionarë të rinj në ndërmarrjet e komunës. Në këtë seancë, nuk morën pjesë asnjë nga LDK-ja e as PDK-ja.

Për të anuluar këto vendime, sot në votim morën pjesë vetëm LDK, PDK, dhe nga një prej NISMA-s dhe AKR-s.

Në sallë nuk ishin prezent shumica tjetër e opozitës.

Pasi i parapriu një revoltë e opozitë pikërisht për këto vendimet e aksionarëve. Asamblistët opozitarë, LVV, AAK, AKR, akuzuan kryetarin Përparim Rama për mospublikimin e vendimeve për shkarkimin/emërimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike lokale.

Gëzim Sveçla nga LVV tha se mos publikimi i tyre është në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, ministria e linjës ka vlerësuar se vendimet janë në përputhje me normat ligjore.

Sveçla ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetimet ndaj kryetarit Rama nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë LINK mund të lexoni emrat që janë rikthyer si aksionarë të ndërmarrjeve publike lokale.

LVV kërkon hetim ndaj Përparim Ramës për ‘keqpërdorim të detyrës’