Prishtinë, nga e hëna e ardhshme rikthehen kurorëzimet brenda sallës së ceremonive

Nga e hëna e ardhshme do të kthehen ceremonitë e kurorëzimeve brenda sallës së ceremonive në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar Vasilika Zotaj, nga drejtoria e Administratës në një prononcim të shkurt për KALLXO.com

“Gjatë situatës së rëndë me COVID-19, martesat i kemi kryer në sportele vetëm më çiftin dhe dy dëshmitarë, ndërsa familjarët kanë pritur jashtë. Nga e hëna e tutje do lejohet kurorëzimi brenda sallës siç ka qenë më herët”, ka thënë Zotaj.

Nga qershori i vitit 2020, kurorëzimet në komunë janë kryer në sportele e jo në sallën e ceremonive për shkak të gjendjes me pandeminë.

Salla e ceremonive funksiononte tre herë në javë, e hënë, e mërkurë dhe premte, kurse është mbyllur që nga shfaqja e COVID-19.