Jeta në Komunë, Mamushë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari debaton për punën tre vjeçare në Komunën e Mamushës

Punësimet pa kritere madje në pozita udhëheqëse të komunës por edhe probleme të tjera të banorëve në komunën e vogël të Mamushës u diskutuan në debatin “Jeta në Komunë”.

Kryetari Mamushës, Abdylhadi Krasniç ka thënë se nuk kishte dhënë premtime të mëdha.

“Se e kemi ditë kaqikën sa e kemi”, arsyetoi Krasniç

kurse i njëjti tregoi se premtimet e tij janë lidhur me ujin e pijes, arsimin, shëndetësi dhe pastërti.

Krasniç përballur me premtimet e tij të dhëna para se të votohej për kryetar Komune, kurse i njëjti ka dhënë llogari për premtimet e mbajtura dhe ato të parealizuara deri më sot.

Punësimet familjare, të zakonshme në Komunën e Mamushës

Në vitin 2017, i Krasniç kishte premtuar se nuk do të ketë punësime familjare.

“ Nëse je parti, nëse mbështetës i jemi je, mundesh me hy në punë, e kjo duhet me u hek” kishte thënë ai.

Megjithatë me të ardhur në detyrë, axha i tij është përzgjedhur drejtor i shkollës së mesme “Ataturk”, dhe nipi i tij është punësuar si punëtor teknik në të njëjtën shkollë.

Punësimet familjare apo “akraba” si i ka quajtur kryetari Krasniç janë të zakonshme në Mamushë, pasi që sipas tij nuk ka shtëpi në Mamushë që nuk janë familjarë në mes vete.

“Një e shtin në punë me 10 idhnohesh” ka thënë Kryetari Krasniç lidhur me punësimet në Mamushë.

 

Kur do të ketë ujë të pijes në Mamushë

Mamushalinjtë vazhdojnë të kenë problem me ujin e pijes dhe zgjidhjen për hallin e tyre e gjejnë duke hapur bunarë.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet komunale, Abdylhadi Krasniç, tashmë kryetar i Mamushës

kishte pasur premtim kryesor kyqjen e Mamushës në sistemin e ujit të pijes.

Por kryetari Krasniç ka dështuar të përmbush këtë premtim dhe të zgjidh problemin.

Edhe vet kryetari i Mamushës ka treguar se edhe ai përdor ujin e bunarit, kurse ka treguar se në

vazhdimësi ka qenë kërkesë e komunës për të gjithë kryeministrat dhe qeveritë t’iu plotësojnë këtë

nevojë të banorëve.

Hidroregjioni Jugor deri më sot ka bërë rreth 500 mijë euro për sistemin e ujit të pijes, ka treguar

kryetari Krasniç, e sipas tij 50% janë vendosur ujëmatësit dhe pjesa tjetër pritet të zgjidhet shpejt.

“Përmes Hidroregjionit kemi sjellur sistemin e ujit të pijes dhe do të hapim disa bunarë të reja për të plotësuar nevojat për ujë të pijes, por qytetarët e kanë kërkesën me pru ujin prej Radoniqit që është 7 kilometra afër Mamushës” ka treguar kryetari Krasniç.

Ai ka treguar se duhen rreth 3 milion euro shpenzimet për të zgjidhur këtë problem, mirëpo buxheti i

Komunës është shumë i vogël për zë zgjidhur këtë problem “

Ura e Mamushës dhe tokat bujqësore të rrethuara nga mbeturina

Komuna e Mamushës ka të punësuar 6 punonjës për të mirëmbajtur rrugët dhe pastërtinë në rrugët

e Mamushës, mirëpo është një hapësirë që është krijuar një deponi në lum dhe afër urës së Mamushës që dërgon në pjesën më të madhe të tokave bujqësore.

Lidhur me mbeturinat dhe deponinë tek ura e Mamushës kryetari Abdylhadi Krasniç ka thënë se janë deri në 30% e banorëve që nuk paguajnë shërbimet për mbledhjen e mbeturinave, dhe sipas tij mbeturinat tek ura janë hedhur nga persona që shkojnë për të punuar tokat bujqësore.

Mirëpo gjatë vitit 2020 nuk ka pasur asnjë gjobë të shqiptuar për ndotjen e ambientit, kurse gjatë vitit 2019 janë shqiptuar “pak gjoba, jo shumë “ ka treguar kryetari i Komunës Abdylhadi Krasniç.

Komuna e Mamushës me para publike ka shtruar kubëza oborrin e një shtëpie

Raporti i Auditorit për vitin financiar për vitin 2019 për Komunën e Mamushës ka gjetur se në një kontratë me vlerë prej 46 mijë euro për riparimi i rrugëve, shtruarja e kubëzave është realizuar në prona private dhe se Komuna sa ka shtruar kubëza brenda oborreve të shtëpive.

Gjithashtu Raporti i Auditorit ka gjetur mangësi në financimin e OJQ-ve, punësime pa kritere, dhe sepasuria e blerë në vlerë për 12 mijë euro nuk është evidentuar.

Lidhur me këto gjetje të Auditorit kryetari Abdylhadi Krasniç ka treguar se Komuna e Mamushës ka filluar për herë të parë që raportin e Auditorit ta shpalosë dhe ta diskutojë në Asamblenë Komunale.

Kurse për të gjeturat e Raportit të Auditorit për shtrimin e oborreve me kubëza, kryetari Krasniç ka thënë se kjo është problem i pronave dhe ndarjes së tyre, dhe sipas tij kur është bërë ndarja e pronave, është krijuar rrugë e re e cila është shtruar nga Komuna me kubëza.