Salih Lajçi - fb - OVL ne Peje

Komandanti i Brigadës 136, i ftuari tjetër nga Gjykata Speciale

Edhe një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

OVL e UÇK-së në Pejë ka njoftuar përmes faqes në ‘Facebook’ se Komandanti i Brigadës 136, Salih Lajçi do të intervistohet sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”, ka njoftuar OVL e UÇK-së në Pejë.