KFOR-i turk dhe Instituti ‘Junus Emre’ mbledhin në Rugovë anëtarët e klubeve të fotografisë

KFOR-i turk në bashkëpunim me Institutin “Junus Emre” në Prishtinë, Prizren dhe Pejë është duke e organizuar  periudhën e dytë të klubit të fotografisë mes datave 10 shtator dhe 17 nëntor 2018.

Përmes një njoftimi për media, Instituti “Junus Emre” bën të ditur se në kuadër të kësaj shëtitje të shtunën,  më 13 tetor  2018, mbahet ‘Foto safari’, ku do të mundësohet një takim i anëtarëve të tri klubeve të fotografisë të Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës, nën udhëheqjen e moderatorëve të klubeve.

“Ky klub dhe shëtitja e titulluar si Foto Safari synon zgjerimin e ndikimit të fotografisë si dhe të mësuarit e teknikave të fotografisë për të gjithë profesionistët dhe amatorët”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Do të ketë një garë për fotografitë e bëra nga anëtarët e klubeve dhe pasi të zgjidhen nga juria profesioniste do të ketë edhe shpërblime të ndryshme.

Shëtitjen e parë klubi i fotografisë së këtij Institutit në Prizren dhe Pejë e kishte mbajtur në vitin 2017.