Fesat e tifozëve të Dukagjinit të Klinës pas inkuadrimit në Superligë Foto: KALLXO.com

KF Dukagjini në superligë, qytetarët festojnë në Klinë (FOTO)

Klubi i Futbollit “Dukagjini” nga Klina ka siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit vendor.

Në ndeshjen e sotme në mes të Drenasit dhe Klinës, mysafirët shënuan fitore me rezultat 3:0 që i mundësoi inkuadrimin në superligë.

Tifozë të shumtë të ekipit nga Klina janë mbledhur në qendër të qytetit duke festuar për këtë arritje.

Nga sezoni i ardhshëm KF Dukagjini do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll.

Që disa vite KF Dukagjini ka shkuar deri në barazh por pa pasur mundësi të siguroj arrijten në elitën e futbollit të Kosovës.

Fesat e tifozëve të Dukagjinit të Klinës pas inkuadrimit në Superligë Foto: KALLXO.com