Arkiv - Foto: Kallxo.com

Kërkohet zbardhja e rrethanave të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Me kurora lulesh dhe ndezje të qirinjve, serbët në Mitrovicën e Veriut kanë bërë sot homazhe për liderin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në vendin ku ai mbeti i vrarë një vit më parë.

Në këtë ngjarje përveç familjarëve dhe qytetarëve të pranishëm ishin edhe ambasadori zviceran në Kosovë, Jean Hebert Lebet ,dhe ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq.

Ksenija Bozhoviq, nënkryetarë e partisë që e drejtonte Oliver Ivanoviq, SDP, ka thënë se përveç deklaratave të Prishtinës dhe Beogradit, edhe pas një viti nuk duhet asgjë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Edhe pas një viti nga vrasja e liderit tonë ne nuk dimë asgjë as për autorët dhe as për urdhëruesin e vrasjes përveç deklaratave të Prishtinës dhe Beogradit si dhe qetësisë që ka mbretëruar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, tha Bozhoviq.

Bozhoviq ka shtuar institucionet e Kosovës kanë rënë në provim që nga dita e parë sa i përket këtij rasti.

Sipas saj, hetimet e bëra nga institucionet e Kosovës “janë bërë “në mënyrë joprofesionale dhe ashtu kemi edhe epilogun e kësaj ngjarje për të cilën edhe sot nuk dimë asgjë”.

“Këto institucione janë krijuar nga vetë ata andaj sot apelojmë te ta se duhet kuptuar që vrasësi i Oliver Ivanoviqit duhet te gjendet në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt dhe të vazhdojnë të jetojnë këtu”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo u shpreh e pakënaqur për mos prezencën e ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve në këtë ngjarje, të cilët, siç tha ajo, i kishin premtuar se do të vijnë.

Kurse Lubomir Pantiq, ish avokati i tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, në një prononcim ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura pas një vitit.

“Unë si ish mbrojtës i Oliver Ivanoviqit mund të them se nuk jam i kënaqur që pas një viti nuk kemi rezultate konkrete në lidhje me hetimet rreth vrasjes. Kemi tre të dyshuar për dhënien e ndihmës, por nuk kemi asnjë lëvizje konkrete, ndonëse ne nuk jemi duke e përcjellë tani hetimin. Nuk janë të kënaqur as familjarët dhe as publiku. Unë nuk po dyshoj se prokuroria nuk po angazhohet në këtë drejtim, paralelisht hetime po zhvillohen nga Beogradi, mirëpo rezultate nuk kemi “, ka thënë Pantoviq.

Kurse lidhur me përfshirjen eventuale të liderit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq në këtë vrasje, Pantiq ka thënë se nuk kanë informacione konkrete, përveç asaj që Radoiçiq është në listën e të dyshuarve.