Kurbin Sekuestrohen drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura. Në pranga poseduesi i tyre! Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme. Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Z. M, 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale: - 2 kallepë lëndë plasëse TNT- 3 kapsolla elektrodetonatore - 1 granatë difensive - 310 fishekë model 56- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë - 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër - 20 celularë dhe 3 numra telefoni - 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj) - 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.) - 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa) - pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj. Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre. Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.Policia e Lezhës, falendëron qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit, duke u garantuar ruajtjen e an

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 11 octobre 2018

Kapet me arsenal luftarak i dyshuari për vjedhje – VIDEO

Policia shqiptare ka njoftuar se ka sekuestruar drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura sw fundmi.

“Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme. Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Z. M, 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 kallepë lëndë plasëse TNT

– 3 kapsolla elektrodetonatore

– 1 granatë difensive

– 310 fishekë model 56

– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

– 20 celularë dhe 3 numra telefoni

– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

ETIKETA

12 Tetor 2018 - 10:08

Naim Krasniqi 12/10/2018 - 10:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend