Kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit, flet ministri Elbert Krasniqi

Peticioni është zgjidhja e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit, sipas ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, tha se për ta rrëzuar një kryetar komune, duhet të mblidhet 20% e trupës votuese të asaj komune (banorë të komunës përkatëse) dhe ta nënshkruajn peticionin.

“Kur qytetarët mblidhen për nënshkrimin e peticionit mund ta kërkojnë edhe listën e votuesve, pasi në bazë të saj organizohen zgjedhjet. P.sh nga 12 mijë votues duhet të bëhen 2 mijë e diçka votues për të iniciuar rrëzimin e kryetarit” tha Krasniqi

Ai shtoi se më 1 shtator ka hyrë në fuçi udhëzimi administrativ i cili specifikon qartë se si qytetarët e një komune mund të fillojnë procedurat për shkakrimin e kryetarit të komunës së tyre me anë të peticionit.

“Edhe ambasadat kanë bërë propozimet e tyre të cilat janë inkorporuar në këtë uudhëzim administrativ”, tha Krasniqi

Ai ka folur edhe për masat e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës të cilat thotë që janë të padrejta.

Ai thotë se Kosova ka pranuar që të zvogëlojë numrin e policve në veri dhe i ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Çfarë bëri Serbia ndërkohë që Kosova ishte duke i realizuar kërkesat e ndërkombëtarëve? – Organizoi 24 shtatorin d.m.th edhe BE-ja edhe të gjithë të tjerët duhet ta kenë parasysh qe Kosova po angazhohet për stabilizim të situatës e Serbia organizon sulm terrorist me qëllim aneksimin e veriut”, tha ministri Krasniqi.

Ndryshe përmes një komunikate për media, Lista Serbe ka thënë se do të marrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve të paralajmëruara në katër komunat me shumicë serbe

https://kallxo.com/lajm/lista-serbe-ndryshon-qendrim-kerkon-zgjedhje-ne-kater-komunat-ne-veri/