Konjufca për deklaratën e Besnik Boletinit: Çdo gjykim i veshjes së grave është i papërshtatshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratat e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili kishte thënë se “Ka informacione që në mediumin publik punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”.

“Unë e kam interpretimin më ndryshe. Mendoj që çdo interpretim dhe gjykim i veshjes së njeriut, por veçanërisht i grave prej një zyrtari publik është i papërshtatshëm dhe nuk duhet të ndodh. S’bon hiç me komentu veshjen. Mua këtë ma kanë interpretu krejt ndryshe. Mua personeli im më ka sjell diçka për RTK-në që ka të bëj me chek-in dhe chek-out, veç 20 minuta rrinë në RTK dhe e marrin rrogën” – ka thënë Konjufca.

Ai më tej rreth deklaratës së Boletinit, ka thënë se ka mundur të gaboj në formulimin se çka ka dashur të thotë.

“Unë nuk pe di a ka gjyku ai specifikisht për gratë pasi paska thënë pizhama, por prap se prap veshja nuk duhet komentuar fare as për burrat as për gratë”, tha tutje Konjufca

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini para disa ditëve në një mbledhje të Bordit se ka informacione se njerëzit në RTK vijnë me pizhama e miniqa.

“Unë mendoj që duhemi me marr një veprim për raport mujor për secilin punëtor në RTK sepse unë përditë marr informacione se njerëzit vijnë me pizhame, vijnë me miniqa, vijnë bëjnë check-out natën në ambientet e punës dhe kjo është e papranueshme, është e papranueshme me rezultu një tik……” – kishte thënë Boletini.

Kryetari i Bordit të RTK-së: Marr informacione se ka punëtorë që vijnë në punë me pizhame

Sindikata e Pavarur e RTK-së kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bordit, Besnik Boletini pas deklaratës së tij.

Sindikata e RTK-së kërkon dorëheqjen e kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini

Sindikatat e punëtorëve të RTK-së më 11 të këtij muaji kishin nisur mbledhjen e nwnshkrimeve për peticionin për të kërkuar dorëheqjen e kryesuesit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini, pas deklaratës së këtij të fundit.

Hoxha: Peticionin për shkarkimin e kryetarit të bordit të RTK-së për dy orë e nënshkruan 150 punëtorë