Dokumentari “Mbretëria e Qymyrit”

“Mbretëria e Qymyrit” është bashkëprodhim në mes të Rrjetit Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN
dhe produksionit Crossing Bridges, i cili në edicionin e fundit të Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të
Shkurtër DOKUFEST u shpërblye si filmi më i mirë në kategorinë e filmave për mjedisin, GreenDoc.

Me një juri ndërkombëtare dhe në konkurrencë me filma mjaft të njohur ndërkombëtarisht në çështjen
e mjedisit, “Mbretëria e Qymyrit” u vlerësua si film i rëndësisë së veçantë për rajonin. Filmi hulumton
shpenzimet ekonomike, shëndetësore e mjedisore të thëngjillit dhe gjurmon potencialin për energji
alternative në Kosovë.