Foto-ilustrim

Ish-Deputeti Moldav Burgoset Pasi Spiunoi për Rusinë

Një ish-deputet i Parlamentit të Moldavisë u dënua me 14 vjet burgim, nën akuzat për tradhti dhe spiunim për Rusinë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moldavisë tha se Yuri Bolboceanut i është ndaluar edhe shërbimi në zyra publike për katër vjet pasi të lirohet nga burgu.

Bolboceanu është arrestuar më 17 mars të vitit të kaluar.

Inteligjenca e Moldavisë dhe Shërbimi i Sigurisë kanë thënë në atë kohë se ai është kapur në një takim me një spiun rus.

Moldavia, ish-shtet sovjetik, për kohë të gjatë është duke luftuar midis ndikimit rus dhe aspiratave të saj europiane.

13 Mars 2018 - 17:06

REL 13/03/2018 - 17:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend