Isa Mustafa e cilëson si ‘fotografi të keqe’ përfaqësimin e Kosovës në Berlin

Pas mbledhjes me kryesinë e LDK-së dhe kryetarët e degëve të partisë, kryetari i kësaj partia Isa Mustafa është deklaruar edhe për zhvillimet e fundit pas samiti të Berlinit duke përfshirë taksën dhe dialogun.

Sipas tij përfaqësimi i Kosovës me zëra të ndryshëm në deklarime publike si dhe në samite ndërkombëtare po krijon imazh të keq për vendin.

“Në kryesi janë hapur çështje të situatës politike, dialogun, samitin në Berlin problemin që e kemi me përfaqësimin me shumë zëra. Përfaqësimin e liderëve institucionalë që po lënë një fotografi shumë të keqe si dhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë me situatën e rëndë në arsim si dhe ikjet që po ndodhin”, tha Mustafa.

Sipas tij LDK-ja mbetet prapa deklarimit të saj që dialogu me Serbinë nuk duhet të përfshijë ‘korrigjimin’ apo çfarë do prekje të kufirit.

“Ne kemi vlerësuar që LDK-ja ka pasur të drejtë në deklarimin e saj që dialogu të mos prekë kufijtë, qoftë edhe si sinonim të korrigjimit, hapja e këtyre çështjeve do të nënkuptojë hapje e shtetësisë. Ne si LDK do ta angazhohemi që të ketë zgjidhje, mbetemi që zgjidhja më e mirë është shkuarja në zgjedhje dhe vazhdimi i dialogut me institucione legjitime” theksoi Mustafa.