Investitorët kanadezë të interesuar për sektorin mineral të Kosovës 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë një takimi me ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësin që shteti Kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

“Brenda këtij resori i kam identifikuar prioritetet e mia të cilat mendoj të fokusohem më shumë e që janë mbrojtja e konsumatorit, thithja e investimeve të huaja, sepse ministria që drejtoj unë implementon edhe Ligjin për Investime Strategjike dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat ju ofrohen në treg qytetarëve tanë”, theksoi Shala.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadeze në sektorin e minierave, ku ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Sipas një komunikate, Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajoi bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plotë, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar.

07 Dhjetor 2018 - 14:07

Arbisa Shefkiu 07/12/2018 - 14:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend