DJ e restorante dasmash zihen duke u ikur tatimeve

Inspektorët e ATK-së pas raportimeve në KALLXO.com kanë kontrolluar sot gjatë ditës edhe shtatë biznese të cilat janë duke organizuar dasma.

Shatë restorantet e kontrolluara janë në rrethin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Në kontrollet e këtyre bizneseve janë hasur parregullsi si mungesa të kontratave të punës për punonjësit mungesë kontratash dhe deklarim të tatimeve kameramanë dhe dj pa kontrata të rregullta të punës.

Operacioni është vazhdimësi e aksioneve të së premtes në rajonin e Prizrenit ku u kontrolluan restorante dhe salla dasmash ku janë kontrolluar kontratat e këngëtarëve dhe kuponët fiskal.