Endrit Shala

I akuzuari për të shtëna në odën e Limajt emërohet ministër

Endrit Shala nga NISMA Social Demokrate është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai deri më sot ka qenë këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës Fatmir Limaj.

Vendimin për emërimin e Shalës në këtë pozitë e ka marr kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, raporton TV21.

Shala emërohet në këtë pozitë pasi që ditë më parë nga kjo pozitë ishte shkarkuar Bajram Hasani.

Vendimi hyn në fuqi që nga dita e sotme.

Endrit Shala aktualisht ka një aktakuzë në pritje të mbajtjes së procesit gjyqësor, dhe një vendim lirues të shkallës së parë të gjykatës që aktualisht është në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit.

Në maj të këtij viti, Prokuroria Themelore e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Shalës dhe disa të tjerëve për rastin e gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës, ditën kur Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata në akuzat për korrupsion.

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-zyrtareve-qe-gjuajten-me-arme-ne-ode/

Në rastin e dytë, Shala është në pritje të vendimi nga Apeli në rastin MTPT ku i akuzuar kryesor ishte kryetari i partisë NISMA Social Demokrate dhe Zëvendës Kryeministri aktual i Kosovës, Fatmir Limaj.