Hoti: Nëse dikujt duhet t`i ndalohet ushtria, atëherë ajo është Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një reagimi ka thënë se nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë.

“Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura. Është ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu”, thotë Hoti si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve të shtetit serb, të cilët po kundërshtojnë ashpër transformimin e FSK-së në ushtri.

Sipas Hotit, Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë.

“Do të ndërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe. Andaj, kërkoni falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara”, ka përfunduar Hoti.

Kryeministrja e Serbisë: Shpresojmë të mos e përdorim ushtrinë…

.

07 Dhjetor 2018 - 10:32

Emirjeta Vllahiu 07/12/2018 - 10:32
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend