Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Ndarjet etnike shkaktuan tragjedi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komentoi sot deklaratën e fundit të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se vënia e një kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve është qëndrimi zyrtar i Serbisë në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Qëndrimi i Daçiq nuk është qendirm i ri. Ai veç sa e konfirmoi atë që është qëndrim zyrtar. E kjo ka i ka shkaktu tragjeditë në Ballkan. Këto deklarime janë të rrezikshme. Kushdo në Europë dhe në botë nuk i kupton këto deklarime për ndarje në vija entike”, tha Haradinaj sot në një konferenc ëpër shtyp në Prishtinë.

Të martën, Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është “vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”.

Komentet e tij pasuan deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili sot tha se propozimi zyrtar i Beogradit për arritjen e marrëveshjes me Kosovën është vënia e kufirit në vija etnike.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.