Takimi mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish- Ministrit gjerman të Ambientit Klaus Toepfer- Foto: Zyra e kryeministrit

Haradinaj Kërkon nga Qeveria e Serbisë Implementimin e Marrëveshjes për Energji

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji e cila paraqet zgjidhjet përfundimtare të problemeve me energji.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se Haradinaj është takuar sot me ish- ministrin gjerman të Ambientit, Klaus Toepfer.

Toepfer është caktuar si ndërmjetësues nga Qeveria e Gjermanisë në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, Haradinaj ka falënderuar Toepfer për angazhimin e tij, ku edhe i ka premtuar bashkëpunim lidhur me çështjen e marrëveshjes për energji.

“Kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin  e zyrës së kryeministrit.

13 Mars 2018 - 16:56

Adelina Ahmeti 13/03/2018 - 16:56
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
Prishtina Insight
    NA NDIQNI

    Send this to a friend