Haradinaj: Deklaratat e Daçiq për ndërhyrje në veri janë për shkak të gjendjes politike në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot pas mbledhjes së Qeverisë se deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për ndërhyrje të mundshme në veri janë për shkak të gjendjes politike në Serbi.

Ai tha se  BE-ja duhet poashtu të reagojë për këtë çështje.

“Në serbi e shohim që ka zhvillime të brendshme, mendoj se Prishtina i ka problemet e veta dhe nuk duhet as me përkrahë pozitën as opozitën në Serbi. Por, për deklarata të tilla të Daçiq-it do kërkojë nga Serbia që çështjet e veta t’i kryejnë vet dhe të mos përzihen. Duhet edhe BE-ja edhe ndërkombëtarët që në këtë rast ta kërkojnë nga Serbia që të mos ta përziejnë Kosovën në problemet e shtetit të vet”, tha Haradinaj.