Komuna e Dragashit. Dragash. 26.05.15, Photo: Atdhe Mulla

Grabitje në pompë të derivateve në Dragash

Sipas policisë, një person i maskuar ka grabitur para të gatshme në vlerë prej 150 eurove në pompën e derivate.

Në njoftim thuhet se viktima, punëtor i pompës së derivateve, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuari i pa njohur dhe i maskuar, ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur paratë dhe është larguar në drejtim  të panjohur.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.