Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale gjenden në një objekt në një fshat të Dragashit

Dokumente të dyshimta dhe të falsifikuara janë gjetur në një objekt në fshatin Vranishtë të Komunës së Dragashit. 

Ekipet e policisë gjatë ditës së djeshme, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë- Komuna e Dragashit. 

Gjaë kontrollit ekipet kanë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë nëse këto dokumente i përkisnin ndonjë personi të dyshuar.