Foto: Kallxo.com

Agjenda: Pavarësisht Problemeve, Kosova ka Popullsi me Plot Energji dhe e Uritur për Suksese

Ai nuk është i vetmi kosovar që mendon në këtë mënyrë. E lavdëruar dikur si storje suksesi të politikës së jashtme perëndimore, Kosova sot është duke u sfilitur. Progresi i saj është bllokuar nga politikat si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo ka shumë nevojë për liderë të cilët mund ta ndihmojnë vendin të bëhet më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më i begatë. Dhe edhe pse ka pasur shumë ndihmë deri tash, ajo ka nevojë për më shumë mbështetje nga qeveritë perëndimore.

Ashtu si me vendet e tjera të Ballkanit, nëse Kosova nuk ka përparim, pjesa tjetër e Europës do të jetë më pak e qëndrueshme. Do të ketë më shumë migrim dhe më shumë krim të organizuar. Por mbi të gjitha ky do të jetë një lajm i keq për secilin në Kosovë që aspiron për të pasur një jetesë më të mirë në një sistem të pastër politik.

Për herë të parë, unë erdha në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës. Është e lehtë tani për të harruar se sa i rëndësishëm ishte konflikti. Për herë të parë në historinë e saj, NATO hyri në luftë me një shtet sovran. Ajo pati sukses në qëllimin e saj për t’i dhënë fund represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.  Forcat serbe u tërhoqën dhe qindra mijëra shqiptarë të dëbuar u kthyen për të ndërtuar një jetë të re.

Por, NATO dhe Kombet e Bashkuara, që morën përgjegjësinë formale të Kosovës, qenë të pajisura keq për të trajtuar pasojat. Shqiptarët etnikë sulmuan serbët, duke i detyruar shumë prej tyre të largohen. Fraksione të shqiptarëve të Kosovës u angazhuan në një luftë brutale të plaçkitjes së luftës, si pushteti politik, bizneset dhe pronat. Dështimi për të trajtuar atë mungesë të ligjit është i dukshëm sot. Politikanët e Kosovës në pushtet duken gjerësisht të korruptuar dhe, në disa raste edhe kriminelë. Nepotizmi është i shfrenuar. Në një shembull të njohur nga një përgjim, një sekser i partisë në pushtet nëpërmjet telefonatës i tregon një kolegu se i është bashkuar bordit të një ndërmarrjeje publike. “Po unë nuk kam konkurru”, përgjigjet kolegu i habitur. Përgjigja e tij është bërë një frazë ironike në bisedat e përditshme.

Megjithatë, ka pak shanse për shumicën e këtyre udhëheqësve që ta humbin pushtetin. Partia kryesore e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, ka krijuar një akord duke dënuar korrupsionin. Por ajo ka qenë e përfshirë në protesta të dhunshme dhe e mbështet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo e vë atë përtej cakut për shumë votues – dhe për Shtetet e Bashkuara, e cila (para Trump-it sidoqoftë) ka ndikim të madh.

Shumë nga problemet e Kosovës janë të njëjta me vendet e tjera të Ballkanit, por ato dëmtuan Kosovën më shumë për shkak se ajo është ende duke kërkuar pranim ndërkombëtar. Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi e konsideron atë si një krahinë serbe. Rusia e mbështet këtë qëndrim, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit të OKB-së dhe organizata të tjera është e bllokuar. Ende edhe pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën. Në nismën e BE-së, Kosova dhe Serbia janë angazhuar në një dialog të pafund që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por ka prodhuar pak rezultate.

Një monument me shkronja të mëdha në Prishtinë thotë se Kosova është “Newborn” (shtet i sapolindur), por zhvillimi i shtetit të ri është penguar keq. Norma e papunësisë është mbi 35% dhe papunësia e të rinjve është mbi 60%. Njerëzit kanë nevojë për viza për të udhëtuar pothuajse kudo në Perëndim dhe aplikacionet shpesh nuk pranohen.

Një pronar i një kafeterie të cilin e  takova në vizitën time të fundit pyeste veten nëse dikush do të donte të luftonte për Kosovën, në rast se do të bëhej sërish luftë sot.

Përkundër të gjitha ngecjeve dhe errësirës, Kosova ka një popullsi të re që gumëzhin me energji dhe që janë të uritur për sukses. Çfarë mund të bëhet për t’i ndihmuar ata? Në frontin e brendshëm, qytetarët, prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës do të duhet ta bëjnë të qartë për politikanët se korrupsioni dhe vjedhja nuk do të tolerohen.

Perëndimi mund të jetë më i ashpër me liderët e korruptuar duke refuzuar t’i takojnë ata, dhe duke u imponuar sanksione udhëtimi dhe financiare. Boris Johnson ka qenë në Kosovë së fundmi. Ai dhe ministrat e tjerë perëndimorë mund të ushtrojnë më shumë presion mbi Beogradin për të bërë lëshime të rëndësishme në dialogun e saj me Prishtinën.

Do të jetë mirë ta shohim njeriun nga “Burger bar” në Glasgou. Do të jetë edhe më mirë  të zbulojmë se ai ishte vetëm për vizitë – për shkak se gjërat më në fund janë përmirësuar në shtëpi.

Kjo kolumne fillimisht është botuar në gazetën skoceze The Herald.

Andrew Gray është gazetar i pavarur dhe ish-korrespondent i Kosovës për Reuters.