Teatri i Gjilanit

Gjilani organizon Gala Mbrëmje Humanitare për studentët

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në bashkëpunim me Klubin e Rotarianëve në Gjilan më 15 dhjetor do të organizojnë Gala Mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata III”, për t’iu dalë në mbështetje studentëve me bursa.

Këtë e ka bërë të ditur Haziri përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku edhe ka bërë thirrje për mbështetjen e studentëve.

 “Njerëz të vullnetit të mirë kudo që jeni në Kosovë, Europë e Amerikë, ju ftoj të kontribuoni në gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata III” për mbështetje ndaj studentëve në formë të bursave, e cila organizohet nga Komuna e Gjilanit dhe Klubi i Rotarianëve në Gjilan. E shtunë (15 dhjetor 2018), ora 20:30, drejtpërdrejtë në RTK1.  Deklarohuni përmes telefonatave në këtë mbrëmje”, tha Haziri.