Gjendet një person i vdekur në Istog
14.9.2018 - 19:33
Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Veriq të Istogut sot në orët e pasdites.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e konfirmoi këtë rast për KALLXO.com.
“Është gjetur një trup i pajetë. Është një rast hetim i vdekjes. Rasti është nën hetime”, tha zëdhënësi Ibraj.