Zgjedhjet në Ferizaj me 29 prill

Presidentja Jahjaga, pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhore, morri këtë vendim duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

“Me vendim, udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi,” thuhet në kumtesën për shtyp të presidencës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Komunës së Ferizajt u shpallen pas tërheqjes nga funksioni të kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemaili të cilit Gjykata Supreme ia konfirmoi dënimin e shkallës së parë me 2.5 vjet burgim si shkaktar i një aksidenti rrugor në maj 2009, ku kishte mbetur i  vdekur një i ri.