Vritet Shkencëtari në Iran

Mediat në Iran kanë thënë se Mostafa Ahmadi-Roshan është vrarë nga një shpërthim i cili ka ndodhur kur një motoçiklist kishte vendosur bombën anash në veturë, raporton agjencioni i lajmeve Reuters. 

Disa shkencëtar bërthamor Iranian janë vrarë në vitet e fundit. Teherani zyrtar ka fajësuar Izraelin dhe SHBA’në për vrasjet. Të dyja shtetet kanë mohuar akuzat. 

Burimet lokale thanë se shpërthimet e së mërkurës kanë ndodhur tek fakulteti i Universitetit Allameh Tabatai.

Ahmadi-Roshan, 32 vjeçar, ishte i diplomuar në industrinë e naftës dhe ka mbikqyrur një department të pasurimit të uraniumit në Natanc.

Ky sulm i fundit vie pas dy vitesh kur Massoud Ali Mohammadi, një profesor tjetër ishte vrarë nga një bombë e tele-dirigjuar. Ka pasur edhe paqartësi rreth motivit të vrasjes së tij duke supozuar se ai kishte lidhje me një kandidat për president nga opozita. 

Sidoqoftë, në gusht të 2011, një Iranian tjetër – Majid Jamali Fashi, ishte dënuar me vdekje për vrasje, për të cilin atuoritetet e vendit thanë se ai ishte paguar nga agjencioni i spiunazhit të Izraelit, Mossad. Izraeli kundërshton akuzat. 

Një vrasje tjetër e ngjajshme si kjo e fundit ka ndodhur në vitin 2010 e cila kishte plagosur ish profesorin Fereydun Abbasi-Davani, tani kryesues i organizatës së energjisë atomike të Iranit.