Vetëvritet Shtetasja e Huaj

 

Sipas policisë së Kosovës, një grua rreth 27 vjeqare është gjetur e vdekur në rrugën UÇK, tek kompleksi Qafa, me shtetësi të huaj, për të cilën dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.  

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tha se policia ka marrë informata rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të së mërkurës ku edhe ka gjetur trupin e vdekur tek vendi. Viktima kishte jetuar në katin e tretë prej nga dyshohet se është gjuajtur.

“Trupi është dorëzuar rreth orës 03:40 për obduksion dhe jemi duke pritur raportin e tyre. Dyshimet e para shkojnë kah vetëvrasja por presim raportin prej tyre të shohim shkakun e vërtetë,” Borovci i tha gazetës Jeta në Kosovë.

Besohet se viktima kishte qenë në një lidhje me një Kosovar.